Burak Dağ
31 Janar 2021•Përditësim: 02 Shkurt 2021
Një tërmet me fuqi prej 4,9 ballë sipas Rihterit ka goditur pjesën juglindore të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit njoftoi se epiqendra ka qenë në qytetin Faryab të provincës Kerman, në thellësi prej 21 kilometrash.
Nuk janë raportuar viktima dhe dëme materiale.
Irani është një nga vendet më aktive në aspektin sizmologjik në botë, ku shpesh ndodhin tërmete dhe të njëjtat mund të jenë shkatërruese.