Muhammet Nazım Taşçı
27 Qershor 2019•Përditësim: 28 Qershor 2019
Një avion i kompanisë nacionale Air India detyrimisht është ulur në Londër pas një lajmërimi për bombë në mjetin e fluturimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç lajmëroi BBC, avioni në fluturimin nga Mumbai indian drejt Newark të SHBA-ve, detyrimisht ateroi në aeroportin Stansted në Londër, kryeqyteti i Britanisë së Madhe.
Aterimin e detyrueshëm e shkaktoi lajmërimi për një mjet shpërthyes në fluturimin AL 191, ndërsa në hapësirën ajrore britanike avionin e përcillnin dy avionë luftarakë të llojit Eurofighter Typhoon nga forcat ajrore britanike.