Esat Fırat
17 Dhjetor 2018•Përditësim: 17 Dhjetor 2018
KUDS (AA) - Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 18 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të ushtrisë izraelite, 18 palestinezë janë arrestuar gjatë bastisjeve brenda natës me pretendimin për "përfshirje në vepra terroriste".
Palestinezët janë dërguar në qendrën e paraburgimit në rajon për t'u marrë në pyetje, tha ushtria izraelite.
Forcat izraelite shpesh organizojnë bastisje nëpër shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Sipas burimeve zyrtare palestineze, në burgjet izraelite ndodhen rreth gjashtë mijë palestinezë.