Tevfik Durul
15 Tetor 2020•Përditësim: 16 Tetor 2020
Punonjësit e sektorit publik në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, hynë në grevë njëditore me qëllim për të protestuar kundër politikave të qeverisë për ekonominë dhe sigurimet shoqërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Grevat dhe protestat të mbajtura me thirrjen e Federatës së Punonjësve të Sektorit Publik të Greqisë(ADEDY) dhe Sindikatës së Arsimit të Mesëm (OLME), ndikuan negativisht në jetën e përditshme në kryeqytet.
Si pasojë e grevës ku morën pjesë edhe punonjësit e shëndetësisë dhe transportit publik, u shkaktuan ndërprerje në udhëtimet e metrove, tramvajeve dhe autobusëve. Ndërkohë që në spitalet shtetërore ofruan shërbim vetëm shërbimi i urgjencës.
Ndërsa me pjesëmarrjen në grevë edhe i punonjësve të institucionit të aviacionit civil (YPA), ndërprerje u përjetua edhe në udhëtimet me avionë të planifikuar në linjat e brendshme dhe të jashtme.
Në anën tjetër anëtarët e ADEDY, OLME dhe sindikatave të tjera kërkuan të marshojnë nga sheshi Klaftmonos drejt sheshit Sintagma në të cilin ndodhet edhe ndërtesa e parlamentit.
Policia arrestoi 10 persona në protestën në të cilën ajo u përgjigj me gaz lotsjellës sulmit me molotov nga një grup protestuesish.