Dilara Zengin Okay
20 Janar 2023•Përditësim: 23 Janar 2023
Kompania mëmë e Google, "Alphabet" njoftoi se do të pushojë nga puna 12 mijë punonjës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtuesi i lartë i "Alphabet", Sundar Pichai përmes një mesazhi që u dërgoi punonjësve të kompanisë tha se kanë marrë një vendim të vështirë për të përgatitur kompaninë për të ardhmen.
"Kemi vendosur të reduktojmë fuqinë tonë punëtore me rreth 12 mijë persona", njoftoi Pichai.
Ai bëri të ditur se janë informuar aktualisht punonjësit e larguar nga puna në SHBA. Pichai theksoi se procesi për punonjësit që janë planifikuar të pushohen nga puna në vendet e tjera do të zgjasë pak më gjatë për shkak të ligjeve dhe praktikave ligjore vendase.
Pichai shprehu keqardhje për këtë vendim. "E vërteta që këto ndryshime do të prekin jetesën e punonjësve të Google shkakton një barrë të madhe mbi mua dhe unë marr të gjithë përgjegjësinë e vendimeve që na sollën neve këtu", tha ai.
Më tej Pichai njoftoi se në 2 vitet e fundit kanë përjetuar një periudhë rritjeje dramatike, por që realiteti ekonomik me të cilin ndodhen sot përballë është i ndryshëm.
- Rritet vala e pushimeve nga puna në sektorin e teknologjisë
Derisa rritja e inflacionit dhe recesioni i mundshëm kanë shkaktuar shqetësime në sektorin e teknologjisë, shumë kompani të teknologjisë kryesisht në SHBA vitin e kaluar filluan të marrin vendime për pushimin nga puna të mijëra njerëzve ose për ndërprerjen e punësimeve.
Ka tërhequr vëmendjen se në mesin e këtyre kompanive janë përfshirë edhe kompani kryesore të sektorit të teknologjisë të tilla si Meta dhe Amazon.
Së fundmi Microsoft, një nga gjigandët e teknologjisë amerikane njoftoi se do të largojë nga puna 10 punonjës të tij.
Sipas të dhënave të faqes Layoffs.fyi e cila ndjek pushimet nga puna në sektorin e teknologjisë, kompanitë e teknologjisë kanë pushuar mbi 190 mijë punonjës të tyre që nga fillimi i vitit 2022.