Islam Uddin
11 Mars 2021•Përditësim: 11 Mars 2021
Në mes të pandemisë së koronavirusit (COVID-19), eksportet e kujdesit shëndetësor dhe kozmetikës të Koresë së Jugut shënuan rritje me një rekord prej 38 për qind në vitin 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Eksportet e farmaceutikës, kozmetikës dhe pajisjeve mjekësore arritën në 21.7 miliardë dollarë vitin e kaluar, një rritje prej 38.3 për qind nga viti 2019, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar të dhënat e fundit nga Instituti i Zhvillimit të Industrisë Shëndetësore Koreane.
Eksportet e barnave u rritën me 62.6 për qind për të arritur në 8.43 miliardë dollarë ndërsa eksportet e pajisjeve mjekësore arritën në 5.7 miliardë dollarë me një rritje prej 44 për qind.
Gjermania ishte tregu më i madh për barnat e Koresë së Jugut, e ndjekur nga SHBA-ja dhe Japonia, tha raporti.
Sipas raportit, eksportet e kozmetikës u rritën me 15.6 për qind nga niveli vjetor për të arritur në 7.57 miliardë dollarë në vitin 2020, me Kinën që ishte importuesi më i madh, pasuar nga Hong Kongu, SHBA-ja dhe Japonia.