Ekip
06 Tetor 2021•Përditësim: 06 Tetor 2021
Autoritetet marokene kanë pezulluar fluturimet komerciale me Rusinë, njoftoi ambasada ruse në Rabat në një deklaratë të martën në Facebook, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ambasada tha se vendimi përfshin vetëm fluturime direkte midis dy vendeve, por nuk dha detaje shtesë në lidhje me arsyen e pezullimit.
Në maj, autoritetet ruse njoftuan rifillimin e fluturimeve tregtare me 8 vende, përfshirë Marokun, pas një periudhe pezullimi të fluturimeve si pjesë e masave shëndetësore ruse për të frenuar pandeminë e koronavirusit (COVID-19).
Rusia ndryshoi vendimin e saj në shtator dhe kushtëzoi hyrjen e udhëtarëve nga Maroku në fluturime direkte ose një fluturim tranzit përmes Bjellorusisë.