Yunus Girgin
08 Janar 2021•Përditësim: 10 Janar 2021
Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian (BE) arriti në 7,5 për qind në muajin nëntor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e statistikave e bllokut evropian, Eurostat, njoftoi se krahasuar me muajin tetor numri i të papunësuarve në BE ra nga 7,6 për qind, përkatësisht me rreth 222 mijë persona.
Shkalla e papunësisë në eurozonë në muajin nëntor po ashtu u rrit me 0.9 pikë, respektivisht në 8,3 për qind, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.
Eurostat tha se gati 16 milionë burra dhe gra në BE, përfshirë 13.6 milionë në eurozonë, ishin të papunë në nëntor të vitit 2020.
Në muajin nëntor shkalla e papunësisë së të rinjve ishte 17,7 për qind në BE dhe 18,4 në eurozonë, nga përkatësisht 17,5 për qind dhe 18 për qind në muajin e mëparshëm.
Shkalla e papunësisë në BE tek gratë ishte 7,9 për qind, ndërsa tek burrat ishte 7,1 për qind.
Eurozona ose EA19 përfaqëson 19 vendet anëtare të bllokut evropian që përdorin euron monedhë të vetme, ndërsa EU27 përfshirë të gjitha vendet anëtare të bllokut.