Soner Kılınç
03 Mars 2018•Përditësim: 04 Mars 2018
AFRIN (AA) – Përderisa vazhdon avancimi i Forcave të Armatosura të Turqisë (Mehmetçiku) drejt Afrinit në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", edhe gratë oficere të cilat janë në detyrë në vijën kufitare po marrin pjesë në mënyrë aktive në operacion, shkruan Anadolu Agency (AA).
Në operacionin "Dega e Ullirit" të nisur më 20 shkurt nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) me mbështetjen e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), në disa trupa pjesë të operacionit shërbejnë edhe ushtaret gra. Një pjesë e tyre të cilat më parë kanë marrë pjesë edhe në operacionin "Mburoja e Eufratit", po bëhen pothuajse dora e këmba e trupave të cilët po marrin pjesë në operacionin "Dega e Ullirit".
Kapitenja e Artilerisë Dilek Aygün, e cila është në detyrë në bateritë e obusëve të vendosura përgjatë vijës kufitare me qëllim të mbështetjes së avancimit të trupave të blinduara dhe komandove është njëra nga kapitenet që shërben në kuadër të operacionit kundër YPG/PKK-DEASH-it.
Aygün thotë se obusët e tipit 'Stuhia' luajnë një rol të rëndësishëm në operacion.
Gratë oficere të operacionit "Dega e Ullirit"
Përderisa vazhdon avancimi i Forcave të Armatosura të Turqisë (Mehmetçiku) drejt Afrinit në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", edhe gratë oficere të cilat janë në detyrë në vijën kufitare po marrin pjesë në mënyrë aktive në operacion. Në operacionin "Dega e Ullirit" të nisur më 20 shkurt nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) me mbështetjen e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), në disa trupa pjesë të operacionit shërbejnë edhe ushtaret gra. Një pjesë e tyre të cilat më parë kanë marrë pjesë edhe në operacionin "Mburoja e Eufratit", po bëhen pothuajse dora e këmba e trupave të cilët po marrin pjesë në operacionin "Dega e Ullirit". ( Soner Kılınç - Anadolu Agency )
03.03.2018 Soner Kılınç
1 / 15
Ajo tha se me këto gjuajtje mund t’i shkatërrojnë objektivat në distancë prej rreth 40 kilometrash. “Obusët e tipit 'Stuhia' me aftësitë e lëvizjes dhe gjuajtjet e sakta janë mjete shumë të rëndësishme mbështetëse në fushën e betejës. Obusët 'Stuhia', sistemi i kontrollit të gjuajtjes të të cilit bëhet plotësisht me kompjuterë, mund të shërbejë në çdo lloj të kushteve atmosferike. Kjo rrit aftësinë operacionale të trupave të operacionit si dhe rrit fuqinë dhe besimin të cilin ata ndjejnë se e kanë prapa. Për mua është shumë e rëndësishme të jem pjesë e këtij operacioni”, tha Aygün.
“Ne jemi mbesat e Kara Fatimave, Nënë Hatunëve”
Ndërsa lejtnant Ceren Özçelik, komandantja e ekipit të mirëmbajtjes dhe mbështetjes ndodhet në ekipin të cilët realizojnë aktivitetet e riparimit të obusëve.
Ajo tha se për të është nder të jetë pjesë e këtij operacioni. Özçelik thotë se “Unë jam në detyrë në ekipin e mirëmbajtjes, jam përgjegjëse për mirëmbajtjen e obusëve. Ne jemi pasardhës të Kara Fatimave, Nënë Hatunëve (heroina turke). Ne e kemi trashëgim dashurinë për atdheun. Ky profesion dhe pjesëmarrja në këtë operacion është nder për mua”.
Njëra nga oficeret përgjegjëse për rrjedhën e municioneve dhe pajisjeve, lejtnant Çiğdem Yüksel thotë se me fuqinë dhe vendosmërnë që kanë, mund të tejkalojnë çdo vështirësi.
Duke vënë në dukje se gratë oficere përmbushin detyrat e tyre me një kujdes të madh, Yüksel thotë se “Është një detyrë që të bën të ndihesh krenare. Ne po i përmbushim urdhrat e dhëna në mënyrën më të shpejtë”.
Lejtnant Gülru Gizem Atabey, komandante për mirëmbajtje thotë se me ato të cilat janë nën komandën e saj, realizojnë mirëmbajtjen e automjeteve ushtarake të cilët marrin pjesë në operacion.