Nazmi Abduramani
23 Maj 2016•Përditësim: 23 Maj 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme, Anadolu Agency (AA) ka veçuar:
Në vitin 1735: Shkencëtari Benjamin Franklin, bëri të ditur se ka shpikur syzet bifokale që në pjesën e sipërme kanë lente për shikim në largësi, ndërsa në pjesën e poshtme lente për shikim në afërsi.
Në vitin 1903: Automobili i parë kaloi prej një skaji të SHBA-ve në tjetrin, saktë nga San Francisko në New York.
Në vitin 1915: Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë.
Në vitin 1933: Ka lindur aktorja Joan Collins.
Në vitin 1934: Me siguri plaçkitësit më të famshëm Bonnie dhe Clyde vriten në SHBA. Bonnie Parker dhe Clyde Barroë kanë grabitur pika të karburantit dhe banka në SHBA gjatë Depresionit të Madh, ku përveç dëmeve materiale kanë shkaktuar edhe një varg vrasjesh.
Në vitin 1937: Ndërroi jetë sipërmarrësi John Davison Rockefeller. Themeluesi i dinastisë Rockefeller, i cili pasurinë e tij e ka fituar në industrinë e naftës.
Në vitin 1945: Winston Churchill dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të Britanisë së Madhe.
Në vitin 1945: Heinrich Himmler, komandant i SS dhe Gestapo-s, dhe njëri nga njerëzit më të fuqishëm të Gjermanisë naziste, kreu vetëvrasje.
Në vitin 1994: Në Los Anxhelos ndërroi jetë Joe Pas, kitarist i njohur amerikan, njëri nga kitaristët më të mëdhenj në historinë e xhazit.