Ömer Erdem
01 Korrik 2020•Përditësim: 01 Korrik 2020
Në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi 10 mijë numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në të gjithë kontinentin janë shënuar 11.022 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 407.336 numrin e rasteve, ndërsa me 252 vdekjet e reja numri i viktimave arrin në 10.166.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Egjipt me 2.953 vdekje, ndërsa në Afrikën e Jugut 2.657, në Algjeri 912.
Nuk janë raportuar raste të vdekjeve në Sejshelle, Eritre, Ugandë, Namibi dhe Lesoto.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 151.209 raste, Egjipti me 68.311, Gana me 25.133 raste.
Ndërkohë numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në shifrën 195.045.