Ahmet Gürhan Kartal
22 Qershor 2020•Përditësim: 23 Qershor 2020
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 42.647, me 15 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Megjithatë, pasi numri i fundjavave normalisht është më i ulët pasi ato raportohen të hënave për shkak të çështjeve teknike, gjatë ditës së nesërme pritet të jetë numri më i lartë pavarësisht tendencave të ngadalësimit në rastet e reja të zbuluara.
Departmenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social njoftoi se gjatë ditës së fundit janë kryer 139.659 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në 8.029.757 numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.
Autoritetet shëndetësore njoftuan 958 raste të reja të zbuluara me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i personave të konfirmuar me këtë virus ka shkuar në 305.228.
Nga ana tjetër po vazhdon procesi i normalizimit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi shumica e dyqaneve u rihapën javën e kaluar. Sipas të dhënave të fundit, rihapja e shitësve me pakicë në Angli çoi në një rritje të shitjeve për 51 për qind.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, gjatë ditës së nesërme pritet të njoftojë lidhur me hapat e mëtejshme pasi pritet të ul rregulli prej 2 metrash të distancimit shoqëror.
Pronarët dhe sipërmarrësit në sektorin e ushqimit dhe pijeve janë duke pritur vendimin e qeverisë për masat e distancimit social dhe për datën e hapjes për vendet e tyre.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi një rritje rekord në rastet globale të koronavirusit, gjegjësisht një rritje totale për 182.020 raste të reja të zbuluara në një periudhë 24-orëshe.