Fatjon Cuka
05 maj 2022•Përditësim: 05 maj 2022
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 55 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 275.266.
Gjatë orëve të fundit asnjë person nuk ka ndërruar jetë dhe numri i të vdekurve në vend vazhdon të mbetet në 3.496.
Në gjithë vendin janë shëruar edhe 56 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271.480, ndërsa raste aktive janë 290.
Në Shqipëri janë kryer edhe 1.280 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.810.232 testime për personat e dyshuar me koronavirus.