Fatjon Cuka
03 Gusht 2021•Përditësim: 04 Gusht 2021
Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 65 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 133.211.
Ndërkohë, numri i të vdekurve nga virusi vazhdon të mbetet në 2.457.
Gjithashtu janë shëruar edhe 35 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.291 dhe raste aktive aktualisht janë 463.
Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 4.471 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 911.147 testime për personat e dyshuar me COVID-19.