Turgut Alp Boyraz
29 Mars 2016•Përditësim: 29 Mars 2016
JERUSALEM (AA) - Zëvendëskryeministrja e Kinës, Liu Yandong, është takuar në Jerusalemin Perëndimorë me Presidentin izraelit, Reuven Rivlin dhe Kryeministrin, Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu Agency (AA).
Rivlin ka pritur në rezidencën presidenciale zyrtaren e lartë kineze e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Izrael dhe u shpreh se do të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit në fusha të ndryshme mes Kinës dhe Izraelit.
Në një deklaratë të publikuar nga presidenca thuhet se Rivlin në takim ka pohuar: "Kryejmë bashkëpunime në fusha të ndryshme. Vendet tona njihen për aftësitë në fushat e kibernetikës dhe të inovacionit. Bashkëpunimi mes popujve tanë është në të mirën e Kinës, Izraelit dhe të gjithë botës".