Almir Terzic
19 Janar 2016•Përditësim: 20 Janar 2016
SARAJEVË (AA) – Në kufirin maqedonas-grek duhen kontrolle shtesë për rrjedhjen e migracionit dhe kufizimin e emigracionit illegal, ndërsa vendet e Bashkimit Europian duhet me këtë rast që Maqedonisë t’i ofrojnë gjithë ndihmën e nevojshme për kontroll kufitar, qëndron në nismën të cilën kryeministri i Sllovenisë Miro Cerar ua dërgoi krerëve të Bashkimit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
Cerar theksoi se dëshiron zgjidhje europiane, prandaj shpreson se nisma do të ketë jehonë pozitive në mesin e anëtareve dhe institucioneve të BE-së. Ai theksoi se është koha për zgjidhje të përbashkët evropiane për menaxhimin e rrjedhave të migracionit.
“Fluksi i migracionit ende është i lartë. Në Slloveni për çdo ditë hyjnë disa mijë migrantë. Në buzë të hyrjes në Europë, gjatë pranverës pritet të intensifikohet ardhja e migrantëve. Greqia është një nga aktorët kyç në menaxhimin me rrjedhën e migracionit, prandaj duhet të kalojmë të gjitha masat e dakorduara për zgjidhjen e situatës”, vlerëson kryeministri slloven Mire Cerar.
Megjithatë, vlerësoi kryeministri slloven, se gjithnjë e më shumë po shtrohet pyetja e kthimit të migrantëve në vendet e rrugës së ashtuquajtur të Ballkanit, që rrit rrezikun e problemeve bilaterale dhe përplasjeve mes shteteve. Me rëndësi është që Europa ndaj sfidave lidhur me migracionin të reagojë bashkërisht, konsideron Cerar.
“Zgjidhja e tillë do të ishte e mundur me pranimin e atyre shteteve që plotësojnë kushtet për anëtarësim në BE, ndërsa pjesa tjetër e migrantëve do të mund të ndihmohej me vendosjen sa më afër vendeve të tyre të origjinës”, theksoi kryeministri Cerar.