Merve Berker
16 Tetor 2022•Përditësim: 17 Tetor 2022
Në një bisedë telefonike, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe homologu i tij turk diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, tha Drejtoria e Komunikimeve e Türkiye-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mohamed bin Zayed Al-Nahyan telefonoi presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe dy liderët shkëmbyen mendime mbi çështjet dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin në investime, tregti, energji, transport, infrastrukturë dhe teknologji, vuri në dukje drejtoria në një deklaratë.
Presidentët ranë dakord gjithashtu për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh për të përfshirë fushat e industrisë ushtarake dhe të mbrojtjes.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe i përcolli gjithashtu ngushëllimet Erdoğan-it për shpërthimin në minierën e qymyrit të premten në provincën veriore Bartın të Türkiye-s në të cilën vdiqën 41 minatorë.