Nazmi Abduramani
06 Tetor 2016•Përditësim: 06 Tetor 2016
SHKUP (AA) – Komisioneri për Politikë Fqinjësore Evropiane dhe Negociata për Zgjerim në Bashkimin Evropian (BE) Johannes Hahn, të premten e ardhshme më 14 tetor do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Info Qendra e BE-së në Shkup konfirmuan për AA informacionin e vizitës së Eurokomisarit Hahn në Shkup pa mos dhënë detaje.
Sipas mediave vendore, Komisioneri Hahn parashihet të zhvillojë takime me përfaqësuesit e partive më të mëdha politike me qëllim të diskutimit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor, me prokuroren speciale dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile si dhe për zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese.
Si garantues i Marrëveshjes së Përzhinës që mes katër partive politike në Maqedoni u arrit në qershor/korrik të vitit të kaluar, ndërsa i mbishtuar më 31 gusht të këtij viti, Komisioneri Hahn dëshiron që të sigurohet se marrëveshja do të respektohet në vend dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 11 dhjetor dhe të njëjtat t’i japin fund krizës politike në Maqedoni.