Zülfiya Yakup
07 Shtator 2018•Përditësim: 08 Shtator 2018
PRISHTINË (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli konfirmoi se sonte i është dhënë leja presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, që gjatë vizitës në Kosovë të vizitojë edhe Liqenin e Ujmanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pacolli për një portal u prononcua se leja për vizitën në Liqenin e Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut, është dhënë sonte pas një presioni të aleatëve të Bashkimit Evropian. “Nuk kemi pasur tjetër zgjidhje”, tha Pacolli.
Presidenti i Serbisë Vuçiç në konferencën e sontme për gazetarë në Beograd deklaroi se për fundjavë do të vizitojë Kosovën, ku vizitën do ta fillojë pikërisht në Liqenin e Ujmanit, por duke mos theksuar nëse ka marrë leje.