Adel Ömeragiç
19 Maj 2016•Përditësim: 19 Maj 2016
PODGORICË (AA) - Parlamenti i Malit të Zi në orët e vona ka emëruar katër ministra të rinj nga radhët e opozitës, si dhe dy zëvendëskryeministra, në bazë të Marrëveshjes për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe të lira, e cila ishte nënshkruar nga 11 partitë parlamentare, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas katër ditë diskutimesh, me shumiceë votash deputetët zgjodhën Rashko Konjeviç nga partai Social-Demokratike për ministër të Financave, Goran Daniloviç nga Demos për ministër të Brendshëm. Kandidatët apartiak Milenko Popoviç dhe Boris Mariç u zgjodhën për ministra të Bujqësisë, gjegjësisht Punës dhe Politikës Sociale.
Deputetët gjithashtu kanë zgjedhur edhe dy nënkryetarë të Qeverisë. Me propozim të opozitës është zgjedhur Milorad Vujoviç, ndërsa ish-ministri i Bujqësisë Petar Ivanoviç nga Partia Social-Demokratike ka marrë funksionin e zëvendëskryeministrit.