Can Erözden
14 qershor 2022•Përditësim: 14 qershor 2022
Kombëtarja e Australisë në futboll rezervoi vendin e saj në Kupën e Botës FIFA 2022, duke eliminuar Perunë 5-4 në penallti të hënën vonë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Koha e rregullt e plejofit kualifikues dhe koha shtesë përfunduan 0-0, me çka penalltitë përcaktuan skuadrën fituese në Al-Rayyan të Katarit.
Pas fitores, Australia arriti kualifikimin e saj të pestë radhazi për Kupën e Botës.
Australia iu bashkua Francës, Danimarkës dhe Tunizisë në Grupin D të Botërorit.
Kupa e Botës Katar 2022 është planifikuar të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, me 32 ekipe në tetë grupe.
Të martën, Kostarika do të përballet me Zelandën e Re në një tjetër plejof pasi ka mbetur vetëm një biletë për t’u rezervuar për Botërorin e këtij viti.