Fatih Erel
12 Korrik 2023•Përditësim: 13 Korrik 2023
Ish-tenistja më e mirë në botë, Naomi Osaka dhe partneri i saj reperi Cordae u bënë prindër, raporton Anadolu.
Organizata WTA njoftoi se 25-vjeçarja Osaka ka lindur një vajzë të shëndoshë në Los Angeles të SHBA-së.
Fituesja e katërfishtë e turneut Grand Slam, Osaka një kohë ishte numër një në listën e WTA-së, ndërsa turneun e fundit të madh e fitoi atë të Australia Open në vitin 2021.
Aktualisht ajo renditet e 436-ta në listën e WTA-së, kurse kohën e fundit deklaroi se dëshiron të marrë pjesë në Olimpiadën në Paris vitin e ardhshëm.