Selçuk Buğra Gökalp
25 Gusht 2022•Përditësim: 26 Gusht 2022
Sulmuesi francez Karim Benzema kampionit në fuqi të Ligës së Kampionëve, Real Madrid, u emërua Lojtari i Vitit për meshkuj sot në një ngjarje të UEFA-s në metropolin turk Istanbul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë, trajneri italian Carlo Ancelotti u emërua Trajneri i Vitit për meshkuj për sezonin 2021-22, ndërsa mesfushorja e Barcelonës Alexia Putellas fitoi çmimin Lojtarja e Vitit për femra.
Ndërkohë, menaxherja e kombëtares së femrave të Anglisë, Sarina Wiegman, u emërua Trajnerja e Vitit për femra.
Trajnerit italian Arrigo Sacchi iu dorëzua çmimi i Presidentit të UEFA-s nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, më herët në mbrëmje.
Të premten në Istanbul do të hidhen shortet e grupeve të Leagës Europa dhe Ligës së Konferencës.