Doga Kirmizioglu
03 gusht 2019•Përditësim: 05 gusht 2019
Paris Saint-Germain (PSG) fitoi Super Kupën franceze 2019, pasi arriti të mposhtë Rennes me rezultatin 2-1, raporton Anadolu Agency (AA).
Kupa e cila këtë vit u organizua për herë të 24-t, u zhvillua në Qendrën Sportive Universitare të qytetit Shenzhen të Kinës. Në këtë ndeshje u përballën fituesi i Ligës franceze PSG dhe fituesi i kupës Rennes.
Rennes në minutën e 13-të me golin e Adrien Hunou kaloi në epërsi 1-0.
Në pjesën e dytë të ndeshjes PSG arriti të barazojë me golin e yllit francez Kylian Mbappe në minutën e 57-të në 1-1.
Golin e fundit të ndeshjes në minutën e 73-të e shënoi Angel Di Maria, me të cilin PSG e fitoi kupën.
PSG 7 herë me radhë e fitoi kupën ndërsa të 9-tën në historinë e saj.