Fatjon Cuka
19 Nëntor 2022•Përditësim: 20 Nëntor 2022
Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll ka fituar ndeshjen miqësore ndaj Armenisë, ndeshje e cila u zhvillua në Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja Shqipëri-Armeni e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” ka përfunduar me rezultatin 2-0, në favor të ekipit kuqezi.
Shqipëria kaloi në avantazh që në pjesën e parë, me golin e shënuar nga Skuka në minutën e 28-të.
Goli tjetër i shënuar në minutën e 64-t nga Asllani me anë të penalltisë do të vuloste rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo ndeshje është e gjashta mes dy vendeve. Në historikun e ndeshjeve, Shqipëria ka një bilanc pozitiv në përballjet me Armeninë me tri fitore, një barazim dhe një humbje.
Ndeshja e parë mes dy vendeve, ajo e eliminatoreve të “Botërorit 1998”, është luajtur në Tiranë në nëntor 1996.