Zehra Aydın
26 Gusht 2019•Përditësim: 26 Gusht 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nesër do të zhvillojë vizitë pune njëditore në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në një njoftim nga Qendra Mediale e Presidencës së Turqisë, gjatë vizitës që do të zhvillohet më 27 gusht, Erdoğan do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Dy liderët do të kryesojnë takimet midis delegacioneve të dy vendeve.
Po ashtu, presidenti turk do të marrë pjesë edhe në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Aviacionit dhe Hapësirës MAKS-2019.
Gjatë takimeve pritet të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha aspektet, Siria, si dhe çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.