Erdoğan Çağatay Zontur
05 maj 2019•Përditësim: 06 maj 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, uroi muslimanët me rastin e ardhjes së muajit të Ramazanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në rrjetin social Twitter, Erdoğan uroi që muaji i Ramazanit të sjellë dobi për qytetarët e vendit të tij, botën islame dhe gjithë njerëzimin.
"Allahu i pranoftë lutjet tona dhe na mundësoftë ta arrijmë Bajramin në unitet dhe solidaritet", ka shkruar presidenti turk.
Miliona muslimanë anembanë botës sonte do të falin namazin e parë të teravisë me rastin e hyrjes në muajin e Ramazanit, ndërsa ky adhurim do të vazhdojë gjatë tërë këtij muaji të bekuar.