Barış Gündoğan
05 shkurt 2016•Përditësim: 06 shkurt 2016
ANKARA (AA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel ditën e hënë më 8 shkurt do të realizojë një vizitë pune në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Kryeministrisë së Turqisë theksohet se Kancelarja gjermane, Angela Merkel në përgjigje të ftesës së kryeministrit turk, Ahmet Davutoğlu ditën e hënë më 8 shkurt do të zhvillojë një vizitë pune në Ankara.
Në kuadër të procesit të dialogut të afërt i cili vazhdon pas dakordësimit të arritur në takimin e mbajtur në Londër mes Davutoğlu dhe Merkel, mësohet se në këtë takim do të diskutohet për marrëdhëniet Turqi-BE, çështjet dypalëshe dhe migracionin e parregullt.