Harun Kaymaz
11 Prill 2017•Përditësim: 12 Prill 2017
BURSA (AA) - Gjatë rinisë së tij, Hamit Hayran, punonte pranë babait të tij si marangoz, por për shkak të një aksidenti në punë ai ka qëndruar 3 vite i shtrirë dhe më pas nisi një punë të re, artin e vizatimit mbi lëvozhgat e vezëve.
Hayran ndërkohë që ishte 32 vjeç, gjatë punës në katin e katërt të një godine aksidentohet duke punuar, pasi tubi i gjatë që mbante në dorë prek një linjë të tensionit të lartë që kalonte aty. Gjatë kohës kur punonte si marangoz, ai realizonte punime të ndryshme edhe në gdhendjen dhe zbukurimin e drurit, por për shkak të aksidentit në punë ai u detyrua të qëndrojë 3 vite larg punës që e donte aq shumë.
Pas aksidentit në punë 61-vjeçari Hayran shkoi në qytetin e Bursës për të marrë pjesë në një eveniment, ndërsa duke folur për Anadolu Agency (AA) ai thotë se tashmë jeta e tij është e fokusuar në zbukurimin e vezëve.
Duke vënë në dukje se ky hob dhe merak i erdhi pas një hulumtimi të gjatë rreth artit mbi lëvozhgat e vezëve, Hayran shprehet: "Në fillim dëmtoheshin vezët dhe isha i pasuksesshëm, por gjithmonë bëra durim. Më në fund ia dola. Ndërsa tashmë kam 26 vite që merrem me këtë punë. Jam shumë i lumtur. Vezët të cilat janë të thyeshme lehtë marrin jetë nga puna ime e mbushur me durim. Mund të punoj në çdo lloj veze. Vezë thëllëze, pule, rose, pulë deti, rose, etj. Deri më sot kam bërë mijëra zbukurime vezësh."