Muhammed Nuri Erdoğan
04 shkurt 2020•Përditësim: 04 shkurt 2020
Zv/ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Ismail Çataklı, njoftoi se në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme, në muajin janar janë neutralizuar 88 terroristë në 7.998 operacione, raporton Anadolu Agency (AA).
Çataklı, organizoi një konferencë mujore për media në lidhje me aktivitetet e ministrisë.
Ai tha se në muajin janar në kuadër të sigurisë së brendshme janë zhvilluar 7.998 operacione, ku janë neutralizuar 88 terroristë.
Çataklı tregoi se në kuadër të 3.014 operacioneve në periudhën vjeshtë-dimër, janë neutralizuar 457 terroristë.
"Në kuadër të luftës ndaj drogës, në 14.759 operacione janë arrestuar 20.403 persona, ndërsa i është shqiptuar masa e paraburgimit ndaj 2.009 personave", tha ai.