28 Nëntor 2017•Përditësim: 29 Nëntor 2017
STAMBOLL (AA) - Avokati i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Ahmet Özel përgënjeshtroi pretendimet e kryetarit të përgjithshëm të Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Kılıçdaroğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
"Pretendimet e parashtruara nga Kılıçdaroğlu ndaj klientit tim janë plotësisht gënjeshtra dhe gjithashtu letrat që ai ka treguar janë plotësisht të falsifikuara. Letrat në fjalë të Kılıçdaroğlu duhet t'ia japë një prokurori në mënyrë urgjente deri në përfundimin e orarit zyrtar dhe duhet të bëhet një denoncim për këtë", tha Özel.
Avokati Özel në një deklaratë me shkrim i është përgjigjur Kılıçdaroğlu-t i cili gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të partisë së tij ka pretendur se të afërmit e Erdoğanit, kanë dërguar para në një kompani jashtë shtetit ku për këtë nga foltorja e Kuvendit ka treguar disa letra me pretendimin se janë dokumente.
"Ai letrat në fjalë duhe ti ndajë menjëherë me opinion publik. Ndërkohë Mustafa Gündoğa është një biznesmen dhe ai asnjëherë nuk ka qenë nënsekretar i posaçëm i presidencës", tha ai.
"Nga klienti im nuk është dërguar asnjëherë një vlerë e tillë monetare në kompanitë dhe në vendet e pretenduara. Me sa duket kryetari i përgjithshëm i partisë CHP, Kılıçdaroğlu po i paguan borxhin që i ka FETÖ-s i cili e ka sjellë në atë detyrë. Kılıçdaroğlu të cilit edhe më parë FETO i ka dhënë letra të ngjashme dhe fytyra e të cili nuk është skuqur kur ato kanë rezultuar false, tani ai po bën një skandal të ri", tha avokati Özel.
Sipas tij, "Kılıçdaroğlu është futur në kurth dhe është turpëruar sërish nga FETO. E përsërisim sërish se: Kılıçdaroğlu ato letra që ka në dorë duhet t'ua japë urgjentisht institucioneve mediatike që ai dëshiron, duhet t'ia përcjellë këto Prokurorisë dhe të bëjë dënoncim".
"E ritheksoj duke ripërsëritur edhe njëherë se as presidenti e as familja e tij nuk kanë asnjë vlerë në para jashtë vendit. Ndaj Kemal Kılıçdaroğlu i cili ka shpifur dhe ka kryer një atentat ndaj reputacionit të presidentit dhe të klientëve të mi duke paraqitur informacione dhe dokumente të rreme, do të ndiqen rrugët ligjore dhe shpifjet e tij do të nxirren para drejtësisë", thuhet në deklaratën e avokatit Özel.
Ai është gjithashtu avokat edhe për djalin e presidentit Erdoğan, Ahmet Burak Erdoğan, vëllait Mustafa Erdoğan, kunatit Ziya İlgen, krushkut Osman Ketenci, biznesmenit Mustafa Gündoğan të cilët Kılıçdaroğlu i ka përmendur në pretendimet e tij.