Erdoğan Çağatay Zontur
20 Qershor 2020•Përditësim: 20 Qershor 2020
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka shënuar Ditën Botërore të Refugjatëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Turqia do të vazhdojë të mbrojë të gjithë të shtypurit dhe viktimat, pavarësisht besimit, gjuhës dhe prejardhjes së tyre, si dhe do të jetë zëri i tyre në arenën ndërkombëtare", shkroi në twitter presidenti Erdoğan.
"Më 20 qershor, Ditën Botërore të Refugjatëve, në emër të vendit dhe kombit tim, unë përshëndes vëllezërit e mi refugjatë që u shpërngulën me forcë nga trojet e tyre", shtoi ai.
Turqia renditet e para midis vendeve për strehimin e refugjatëve, përkatësisht për strehimin e 4 milionë refugjatëve, shumica e të cilëve janë sirianë që ikën nga lufta brutale civile në vendin e tyre.