Dilan Pamuk
26 Mars 2021•Përditësim: 28 Mars 2021
Rreth 400 artefakte historike janë sekuestruar në provincën jugperëndimore Denizli të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke vepruar mbi një informatë se disa persona po përpiqeshin të shisnin artefakte historike në qytetin Saraykoy të Denizli-t, forcat e xhandarmërisë provinciale kontrolluan një automjet dhe gjetën 390 monedha, tri unaza dhe dy kryqe.
Derisa artefaktet u dorëzuan në Drejtorinë e muzeut, 3 të dyshuar u arrestuan për kontrabandë.