Uğur İslamoğlu,Adem Koç
07 Shkurt 2019•Përditësim: 07 Shkurt 2019
STAMBOLL (AA) - Nga shembja e ndërtesës shtatë katëshe në lagjen Kartal të Stambollit, kanë humbur jetën 3 persona ndërsa 12 të tjerë janë shpëtuar por kanë pësuar plagë, njoftoi guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Vazhdojnë punimet për identifikimin e personave të vdekur të cilët i kemi nxjerrë nga rrënojat", tha guvernatori i Stambollit.
Ai shtoi se trajtimet mjekësore për të gjithë të plagosurit po vazhdojnë në spitalin e lagjes Kartal.
Ndërkohë punimet për kërkim dhe shpëtim të personave që kanë mbetur nën rrënoja ende vazhdojnë.
Në deklaratën e Zyrës së Guvernatorit të Stambollit, thuhet se për arsye sigurie 7 ndërtesa përreth janë evakuuar.