Mehmet Tosun,Sarp Özer
04 tetor 2023•Përditësim: 05 tetor 2023
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes ka shpërndarë pamjet e operacionit ajror të kryer nga forcat turke në veri të Irakut dje, transmeton Anadolu.
Pamjet u shpërndanë në llogarinë e ministrisë në mediat sociale, lidhur me operacionin ajror në të cilin u shkatërruan 16 objektiva që i përkisnin organizatës terroriste PKK në rajonet Metina, Gara, Hakurk, Kandil dhe Asos në Irakun verior.
“Kjo është mënyra se si Forcat tona Ajrore shkatërruan objektivat terroriste në Irakun verior mbrëmë”, thuhet në deklaratën përcjellëse të ministrisë së bashku me videon e momenteve kur janë goditur strehimore, bunkerë dhe shpella që i përkisnin organizatës terroriste.