Şafak Yel,Yusuf Soykan Bal
07 korrik 2020•Përditësim: 09 korrik 2020
Të paktën 276 refugjatë janë kapur në përpjekje për të kaluar kufirin në një anije në provincën perëndimore Izmir, ndërsa janë arrestuar 8 persona me akuzën se kanë organizuar kalim të jashtëligjshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i Luftës kundër Trafikimit dhe Kontrabandës të Drejtorisë së Policisë në Izmir, bashkë me ekipet e Rojes Bregdetare, filloi një operacion pasi mori lajmin se një grup i migrantëve të parregullt janë në përgatitje për të kaluar jashtëligjshëm jashtë vendit.
Pas ndjekjes teknike dhe fizike nga ekipet zhvilluan një operacion ku si rezultat janë gjetur 276 refugjatë prej të cilëve 46 gra dhe 59 fëmijë. Shumica e refugjatëve janë nga Afganistani, Bangladeshi, Siria, Afrika Qendrore, Somalia dhe Irani.
Disa nga refugjatët e larguar nga anija kanë pasur vështirësi me frymëmarrje pasi ishin të mbyllur në një vend.
Gjatë operacionit gjithashtu janë arrestuar 8 persona me akuzën se kanë organizuar kalimet e jashtëligjshme.