Didar Yüsra Dilruba Öz
04 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
SIRNAK (AA) – Gjykata turke ka liruar të mërkurën deputeten e Partisë Demokratike të Popujve, Leyla Birlik, të arrestuar kohë më parë në provincën Sirnak, raporton Anadolu Agency (AA), duke iu referuar burimeve brenda gjyqësorit.
Birlik e cila akuzohej për veprën “pjesëtare në organizatë terroriste” dhe “përhapje të propagandës terroriste”, u la e lirë pas deklaratës së saj para trupit gjykues, më konkretisht para prokurorit kryesor publik në Sirnak. Birlik ishte arrestuar më 4 nëntor prej kur mbahej në paraburgim.
Për një kohë të gjatë deputetët e Parlamentit të Turqisë gëzonin imunitet ligjor i cili u ishte marrë pas deklaratës së pesë deputetëve të HDP-së, të cilët shpallën të ashtuquajturën “deklaratë të autonomisë” gjatë një mbledhjeje të tyre me një grup terrorist në juglindje të Turqisë me të cilin lidhet partia e tyre.
Prokurori Publik në Diyarbakir nisi një hetim kundër tyre, pasi paraprakisht në muajin mars, Parlamenti i zhveshi nga imuniteti që gëzonin.
Nëntorin e kaluar, autoritetet arrestuan 13 deputetë të HDP-së, 10 nga të cilët, përfshirë bashkëkryetarët Selahattin Demirtas dhe Figen Yuksekdag, mbeten në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor me akuza për terrorizëm.
Qeveria e Turqisë akuzon HDP-në se ka lidhje me PKK-në e cila është në listën e organizatave terroriste në Turqisë, BE dhe SHBA.