Hanife Erdinç
18 Gusht 2019•Përditësim: 19 Gusht 2019
Ekipe të rojës bregdetare turke kanë ndaluar 330 migrantë të cilët tentuan nga Ayvacık, Çanakkale, të kalojnë në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëtarët e rojes bregdetare në shtatë aksione të organizuara nga mbrëmë deri sot në mëngjes ndaluan 330 migrantë me origjinë nga Afganistani, Siria dhe Palestina.
Migrantët janë dërguar në breg ku u janë nënshtruar kontrollit mjekësor, ndërsa më pas iu dorëzuan Qendrën për kthimin e të huajve në Ayvacık.