Fatma Bülbül
03 tetor 2016•Përditësim: 03 tetor 2016
ANKARA (AA) – Ushtri turke ka goditur dhjetëra objektiva të DAESH-it në Siri si pjesë e operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit”, raporton Anadolu Agency (AA) duke iu referuar burimeve nga forcat e sigurisë.
Gjatë goditjeve ndaj 63 objektiva të DAESH-it, ushtria e Turqisë ka vënë në përdorim avionët Firtina (stuhia), obusë dhe raketahedhës, tha burimi i lartpërmendur në kushte anonime.
Sulmet ajrore, tha burimi në fjalë, kanë shkatërruar elementet e DAESH-it në nëntë ndërtesa të cilat kanë shërbyer si komandë dhe depo e armatimit.
Për më tepër, të paktën 15 luftëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) janë vrarë dhe 35 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me terroristët e DAESH-it, tha burimi sipas të cilit që nga fillimi i operacionit “Mburoja e Eufratit” kanë goditur 1.720 objektiva të DAESH-it.
Me qëllim të përforcimit të sigurisë në zonat kufitare, mbështetjes së forcave të koalicionit dhe neutralizimit të kërcënimit terrorist, Turqia muajin e kaluar inicioi operacione ushtarake në veri të Sirisë.
Operacioni i cili edhe më tej është duke vazhduar bazohet në të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje, si dhe në miratimin e Kuvendit Kombëtar të Turqisë.