Merve Yıldızalp,Duygu Yener,Mehmet Tosun
06 Korrik 2017•Përditësim: 06 Korrik 2017
ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım deklaroi se vendimi i Parlamentit Europian për Turqinë është i pavlefshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
"Nga pikëpamja jonë nuk është edhe ndonjë vendim i rëndësishëm. Nuk është ndonjë gjë që nuk dihej. Vendime të ngjashme janë marrë edhe në muajt e kaluar. Për ne ky vendim është pa forcë ligjore, i pavlefshëm", tha Yıldırım.
Ndër të tjera kryeministri Yıldırım në fjalën e tij u shpreh se "Turqia në qëndrimin e saj për çështjen e Bashkimit Europian nuk ka ndonjë devijim, është mase e qartë. Themeli i marrëdhënieve BE-Turqi duhet të formohet nga sinqeriteti. Bashkimi Europian duhet të përcaktojë vizionin e të ardhmes dhe duhet të vendosë nëse do të ecë me të vërtetë apo jo në këtë rrugë me Turqinë ".
Më tej në lidhje me vendimin e PE-së, Yıldırım ka theksuar: "Parlamentet herë pas here marrin vendime të tilla. Ato vendime janë vendime që merren sipas kushteve konjekturale me iniciativën e grupeve atje, me iniciativën e deputetëve. Ndërsa çështja që ne preferojmë dhe që kujdesemi është mendimi i vullnetit qeverisës të BE-së. Mendimi i liderëve të vendeve të BE-së është mendimi qeverisës i lartë i Unionit. Për ne do të jetë i detyruar vullneti që do të formohet atje ku edhe ne do të vendosim vullnetin tonë sipas saj".
"Gjithkush duhet të dijë se Turqia ka gjithmonë një alternativë, ka gjithmonë një rrugë tjetër ku të shkojë, nuk është pa alternativa. Nëse anëtarësimi i Turqisë në BE do të sigurojë një interes për Turqinë, ai për BE-në do të sigurojë dy interesa. Nuk duhet harruar se siguria e BE-së fillon nga Turqia. Duke marrë parasysh këto të vërteta presim që çdokush të tregohet me përgjegjësi dhe të veprojë sipas kësaj", tha në fjalën e tij kryeministri Yıldırım.