Furkan Naci Top
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 07 Dhjetor 2016
ATHINË (AA) – Për shkak të grevës 24-orëshe të mediave në Greqi, të iniciuar për shkak të "masave shtrënguese", televizionet dhe radiot në Athinë sot nuk transmetuan lajmet, kurse nesër nuk do të shtypen as gazetat, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjithashtu, agjencia greke e lajmeve AMNA nuk u ka ofruar shërbime abonentëve. Në Athinë u mblodhën 200 njerëz që demonstronin kundër politikave të "kursimit".