Ömer Tuğrul Çam
11 Tetor 2021•Përditësim: 12 Tetor 2021
Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur të zgjasë sanksionet e tij mbi përdorimin dhe përhapjen e armëve kimike edhe për një vit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga Këshilli Evropian, sanksionet do të jenë të vlefshme deri më 16 tetor 2022 dhe mund të zgjaten përsëri nëse është e nevojshme.
Regjimi aktual i sanksioneve, i cili hyri në fuqi në vitin 2018, përfshinë individët dhe organizatat përgjegjëse për zhvillimin dhe përdorimin e armëve kimike dhe ata që ofrojnë ndihmë financiare, teknike dhe furnizime për procese të tilla.
Me këtë aplikim të BE-së, 5 persona nga regjimi sirian janë vënë në listën e sanksioneve deri më tani, 4 persona për shkak të sulmit kimik ndaj ish-agjentit rus, Sergey Skripal, në Salisbury, Angli dhe 6 persona për rolin e tyre në helmimin e disidentit Alexey Navalny, i cili është i burgosur në Rusi.
Për më tepër në listën e sanksioneve u vendosën një qendër kërkimore e regjimit sirian dhe një institut kërkimor kimik dhe teknologjik nga Rusia. Sanksionet përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve.