Ekip
11 Tetor 2021•Përditësim: 11 Tetor 2021
I ngarkuari me punë i Izraelit në Marok njoftoi se është emëruar zyrtarisht si ambasador i vendit të tij në Rabat, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Jam i kënaqur të ndaj me ndjekësit dhe miqtë e mi në gjithë botën, lajmin e emërimit tim si ambasador zyrtar për shtetin e Izraelit në Marok", shkroi të dielën në mbrëmje në Twitter David Govrin.
Ai shtoi se do të vazhdojë punën e tij për të zhvilluar marrëdhëniet midis Rabatit dhe Tel Avivit.
Në janar, Govrin, i cili është ish-ambasador izraelit në Kajro, u emërua si i ngarkuari me punë i misionit diplomatik të Izraelit në Rabat.
Në gusht, ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid hapi një zyrë ndërlidhëse izraelite në kryeqytetin maroken si pjesë e vizitës së tij të parë zyrtare në shtetin afrikano-verior.
Më 10 dhjetor të vitit 2020, Izraeli dhe Maroku njoftuan rifillimin e marrëdhënieve diplomatike pasi u pezulluan në vitin 2000, pas shpërthimit të Intifadës së dytë palestineze.
Maroku është vendi i katërt arab që pranoi normalizimin me Izraelin që nga viti 2020 pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Sudanit.