Kanyshai Butun
16 qershor 2026•Përditësim: 16 qershor 2026
Një bombardues ukrainas Su-24M i vijës së parë është rrëzuar në rajonin Khmelnytskyi gjatë kryerjes së një misioni, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve të tij, transmeton Anadolu..
Në një deklaratë të publikuar në Telegram, Forca Ajrore e Ukrainës tha se sipas informacioneve paraprake nuk ka pasur viktima civile.
Ajo shtoi se shkaqet dhe rrethanat e rrëzimit janë duke u hetuar.
Sipas deklaratës, ekipet e shpëtimit dhe forcat e rendit po punojnë në vendin e ngjarjes.