Övünç Kutlu
14 Mars 2022•Përditësim: 15 Mars 2022
Bursa e Moskës (MOEX) as këtë javë nuk do të jetë e hapur për tregtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bursa e Moskës njoftoi se transaksionet në tregje nuk do të vazhdojnë as në periudhën ndërmjet 14 dhe 18 marsit.
MOEX ka rënë me 33.3 për qind që nga 24 shkurti, kur Rusia nisi luftën kundër Ukrainës.
Bursa e Moskës është e mbyllur për tregtim që nga 28 shkurti. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, shkaktoi reagimin ndërkombëtar dhe çoi në sanksione serioze financiare kundër Moskës.
Sipas OKB-së, të paktën 596 civilë kanë humbur jetën dhe 1.067 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Agjencisë e OKB-së për Refugjatët ka njoftuar se 2.69 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje.