Dmitri Chirciu
14 Mars 2022•Përditësim: 15 Mars 2022
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njofton se në Ukrainë janë shkatërruar gjithsej 3.920 objekte të infrastrukturës ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se "Forcat e Armatosura Ruse dhe të ashtuquajturat administrata separatiste në Donbas vazhdojnë të përparojnë në Ukrainë".
"Në Ukrainë u shkatërruan 3.920 objekte të infrastrukturës ushtarake. U shkatërruan 143 mjete ajrore pa pilot (UAV), 1.267 tanke dhe mjete të blinduara të ndryshme, 124 raketahedhës me shumë fuçi, 457 obusë dhe mortaja dhe 1.028 mjete ushtarake speciale", tha Konashenkov.