Vesna Besiç
04 Mars 2017•Përditësim: 05 Mars 2017
BETHLEHEM (AA) - Në Betlehem të Bregut Perëndimor u hap hoteli "The Walled Off", i cili nga të katër anët është e rrethuar nga muri i ndarjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Hoteli është ndërtuar përballë murit që ndanë Izraelin nga Bregu Perëndimor. Projektin e hotelit e ka bërë artisti i famshëm britanik i rrugës, Bansky.
Hoteli u jep mundësi vizitorëve që të përpiqen të kuptojnë jetën e palestinezëve pas murit të ndarjes dhe në vendin e pushtuar.
Izraeli, nën pretendimet për shqetësime lidhur me sigurinë, në vitin 2002 filloi ndërtimin e murit të ndarjes, një distancë prej 650 kilometrash mes Bregut Perëndimor dhe Izraelit.
Ndërtimi i murit filloi në kohën kur në pushtet ishte Ariel Sharon.