Gökhan Kavak
09 Qershor 2020•Përditësim: 09 Qershor 2020
Sekretari i përgjithshëm i Unionit të mjekëve, farmaceutëve dhe stomatologëve në Kenia, dr. Chibanzi Mwachond tha se koronavirusi i ri (COVID-19) është konfirmuar tek 81 punonjës shëndetësorë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mwachonda tha se shumica e punonjësve shëndetësorë janë prekur nga COVID-19 në vendet të punës, duke shtuar se të gjithë punonjësit shëndetësorë janë në karantinë.
Ai theksoi se në Mombasi janë infektuar 41 punonjës shëndetësorë, në Nairobi 31, në Kiambo katër, ndërsa rastet tjera janë konfirmuar në Nyeri, Kitui, Machakos, Laikipi dhe Kajiado.
Autoritetet keniane kanë vendosur të zgjasin masat kundër përhapjes së virusit deri më 1 shtator.
Në Kenia, COVID-19 u konfirmua tek 2.862 persona, nga të cilët 85 humbën jetën si pasojë e pandemisë.