Seda Sevencan
09 Qershor 2020•Përditësim: 10 Qershor 2020
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) sot ka dërguar 58 maune me ndihma humanitare në Idlib të Sirisë, ku miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë për shkak të konfliktit të brendshëm në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Maunet që transportonin furnizime hynë në Idlib përmes portës kufitare Cilvegozu në provincën jugore Hatay në Turqi.
Ndihma do të shpërndahet midis banorëve të Idlibit dhe zonave rurale aty afër.
Siria është shkatërruar nga lufta civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi protestuesit pro-demokracisë.