Fuat Kabakçı
10 Nëntor 2017•Përditësim: 11 Nëntor 2017
PEKIN (AA) – Avioni për pasagjerë i Kinës C919, me trup të ngushtë, realizoi testimin e parë për fluturim në distancë të gjatë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Televizionit Qendror të Kinës (CCTV) avioni vendor i Kinës ka përfunduar me sukses fluturimin e tij të parë në distancë të gjatë.
C919, i cili do të konkurrojë me Boeing 737 dhe Airbus A320 në sektorin e aviacionit global, pas nisjes nga Aeroporti Shanghai Pudong fluturoi në distancë prej 300 kilometrash zbriti pa ndonjë problem në aeroportin Yanliang në kryeqytetin e provincës Shaanxi, Shian.
Avioni C919, prodhimi prototip i të cilit është bërë në muajin nëntor të vitit 2015, ka një korridor dhe kapacitet për bartjen e 158 pasagjerëve.
Ai mund të përshkojë një destinacion të gjatë prej 4 mijë e 75 kilometrash. C919, i cili në muajin maj e realizoi fluturimin e tij të parë, pritet që të konkurrojë në tregun e avionëve në vlerë prej rreth 2 trilionë dollarësh me Boeing 737 dhe Airbus 320.